Kyeministri Edi Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit shprehu mbështetjen e tij ndaj reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se cilido që do të shkojë para drejtësisë nga radhët e ekzekutivit do të duhet të mbrohet i vetëm. Sipas Ramës, ata që kanë llogari të hapura me ligjin nuk e bëjnë më gjumin e qetë
“Nga ana tjetër as qeveria dhe asnjë nga ne, 74 të mandatuarit nuk do përdorë as mandatin për të mbrojtur këdo qoftë nga akuzat e drejtësisë. Cilido qoftë, në ekzekutiv, në këtë sallë apo pushtet vendor do duhet të mbrohet vetë, bashkë me avokatin. Prezumimi i pafajësisë do të vlejë vetëm për procesin gjyqësor. Qeveria do inkurajojë shumë më tepër se sot, apo me mekanizma luftën kundër korrupsionit.
E besojmë reformën në drejtësi, me vetëdijen se rezultatet nuk vijnë as kollaj as shpejt. Të ndërtosh nga e para një proces gjyqësor duhet një operacion rrënjësor, i gjatë, përballë një sfide që duket e pamundur.
Ndaj sa herë e humbasim durimin, le të kujtohemi se nuk kishte as tunel, por një terr të plotë ku çekiçi bënte kërdinë dhe pandëshkueshmëria legenoste Shqipërinë. Sot toka lëkundet.
Organet e reja të drejtësisë iu kanë dalë nga duart edhe politikës edhe krimit, askush me llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë.
Kundërofensiva për të ndalur reformën në drejtësi ka ndaluar, por frymëzuesit dhe udhëqësit e saj janë sot figurat më të diskretituara të Shqipërisë. Burimet negative kundër reformës po shkojnë drejt shterimit.
Mbështesim pa asnjë rezervë e në cdo hap reformën në drejtësi. mëbështetja jonë do jetë e palëkundur do jemi në gatishmëri të plotë, për cdo gjë që do nevojitet nga ana jonë. Po njësoj ne besojmë se paralelisht me çlirimin e drejtësisë, se dixhitalizimi është leva e arkimedit” u shpreh Rama.