osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama u “premton” burgun Berishës e Bashës, me dosjet blozë “Fuçia” të Kasharit dhe “Plaku” të Farkës!

Rama u “premton” burgun Berishës e Bashës, me dosjet blozë “Fuçia” të Kasharit dhe “Plaku” të Farkës!

Prej 24 orësh, Prokuroria e Përgjithshme, ka kërkuar nga Seksioni Anti-krimit Ekonomik-Financiar në Policinë Shtetit, variantin fillestar, të procedimit penal, për dy dosje të “nxehta” e të errëta korrupsioni gjigand, por të “ftohura” e të “pa ndricuara” prej mëse 3 vitesh, brenda të cilave, janë kontigjent hetimi penal, dy krye-komunarët “VIP” të PD, me teritorre administrative, në kufijtë e Unazës së Re të Tiranës.

Bëhet fjalë, për dosjen “Fuçia”, të ish-kryetarit të Komunës Kashar, Besnik Fuçia dhe për dosjen “Plaku”, të ish-kryetarit të Komunës Farkë, Fatbardh Plaku, të cilët, janë marrë në ndjekje penale, me procedim paralel, prej denoncimeve të qytetarëve dhe zyrat e ALUIZNI-t.

Paralelisht me dosjet që ka policia, do të merren edhe dosjet hetimore, që disponon prokuroria e Tiranës, për këtë dy ish-drejtues komunash, të cilat janë hetuar e janë mbyllur “pa njolla”, nga prokurori Dritan Reshka, ndërkohë që vetëm denoncime, të faktuara, nga ish-pronarët dhe të pronësuarit me Ligjin 7501, kanë qenë 72 raste për F. Plakun dhe 94 për B. Fuçia.

Nuk është rastësi, që pas mëse 3 vitesh heshtje dhe lënie në harresë, të dyshimit të motivuar, për mbylljen korruptive të këtyre dy dosjeve, me nga afro gjysëm milioni euro ryshfet secila, “befas” ato po nxirren mbi tavolinë nga prokuroria dhe policia, paralelisht, në emër të verfikimit, nga “Forca e Ligjit”.

Informacionet nga policia, thonë kjo është një lëvizje e kundërshtarëve të prokurorit Reshka, për ta çuar atë para drejtësisë, të pakënaqur vetëm me “djegien” nga “Veting”-u, por burime te tjera, thonë, se kjo është një lëvizje taktike e Ramës, për t’iu përgjigjur sulmeve të Berishës e Bashës, mbasi brenda dosjeve “Fuçia” e “Plaku”, ka “blozë” shkresash zyrtare, me firmën e Berishës si kryeministër e kryetar i KRRTSH dhe të Lulzim Bashës, si Ministër i Ndërtim- Infrastrukturë-Territorit.

Mjaftojnë këto dosje, për të fundosur Berishën e Bashën, mbasi brenda tyre, janë super-vjedhjet e mijëra hektarë toka, kullota, pyje e troje, me falsifikim aktesh pronësie, aktesh dhurimi, aktesh trashëgime e vendimesh gjyqësore false, në zonat Sauk-Farkë Liqeni dhe Kashar (si në Vlotë, Lalëz, Golem, Kavajë, Lezhë, Sarandë e Velipojë), por edhe 1327 lejet e ndërtimit, 810 me letra false, ku 40% të tokave dhe 60% të ndërtimeve, i kanë zaptuar e i kanë bërë oligarkët./Pamfleti