Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme në ekranin e televizionit, të ortakëve të pronarëve të inceneratorëve, ka vijuar me akuzat kundër liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 25 prillit 2021, Basha tha se SHBA e lejoi Ramën t’i vjedhë zgjedhjet e 25 prillit pasi ai nuk i ofronte besimin e nevojshëm sepse nuk ishte distancuar nga Sali Berisha.
“Një nga arsyet sepse Rama u lejua të vjedhë zgjedhjet e 25 prillit ishte edhe se ne nuk ofronim besimin e nevojshëm për të realizuar ndryshimin dhe për t’u shkëputur nga e kaluara.
Mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër. Çdo aktor duhet të marrë përgjegjësinë e vetë.
Luli pret t’i fitoi zgjedhjet me ndihën e faktorëve të jashtëm veçanërisht ato amerikane pavarësisht se voton qytetari shqiptarë. Siç duket ka nostalgji për fitoren e vjedhur me Ristanin dhe të pagëzuar me mëngët e përveshura të Arvizus