osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama u jep zgjidhje kërkesave të studentëve, reagon Basha: Cikërrimat dhe mashtrimet që tha sot, janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve

Rama u jep zgjidhje kërkesave të studentëve, reagon Basha: Cikërrimat dhe mashtrimet që tha sot, janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të studentëve, fill pas vendimeve të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Basha tha në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po i mashtron studentët me “Paktin për Universitetin”, pasi sipas tij kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë plan.

“Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve, nuk zgjidhin asnjë nga problemet e thella me të cilat përballen studentët. Tha që do i bëjë konviktet brenda mandatit, por konviktet nuk janë ‘Unaza’ ”, tha Basha.

Kryedemokrati iu ofroi qytetarëve dy “rrugëdalje” nga kjo gjendje “coroditëse”, që i parashtroi edhe në seancën e fundit plenare.

E para, anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është zanafilla e të keqes. Ligji i arsimit të lartë është gurthemeli mbi të cilën qëndron kjo godinë korruptive; nuk jepen fonde e shqiptarët vidhen dyfish.

Drama e arsimit është kjo: paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët.

Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë në konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës.

Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete.

Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve.

Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.

Së dyti: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sot një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ ca do zgjidhi me kaq?

Më tej, Basha cilësoi se fatura e këtij propozimi të Partisë Demokratike, duke u aplikuar me numrin e studentëve nëpër universitete publike dhe projektuar sipas të ardhurave të matura nga Censusi dhe INSATA, është në total 38 milionë dollarë.