Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video akuzave të opozitës lidhur me Komitetin Teknik, të ngritur mbi menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Rama ka publikuar një video ku prezanton ekspertët e Komitetit Teknik, të cilët përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid-19.
“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm”, shkruan Rama.
Ai ka ironizuar edhe kreun e PD-së, i cili sipas Ramës, këta ekspertë nuk i njeh vetëm Lulzim Basha, i cili “sëmundjen ngjitëse të shpifjes nuk mund t’ia shërojë dot asnjë prej këtyre profesorëve të nderuar, të cilët ai i konsideron si fasadë dhe të pavërtetë.”