Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë zgjedhur vaksinat e krahut perëndimor për shkak se Shqipëria është pjesë e familjes europiane pa lojëra me dy porta.
Ai u shpreh se vonesa e krijuar nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ndërkohë për vaksinat në krahun lindur Rama u shpreh se ato nuk janë gati sa hap e mbyll sytë dhe qeveria po i mban pezull.
“Impakti i vaksinës nuk është aq imediat sa të numërosh jetët e humbura dje. Vaksinat në krahun lindor nuk është se janë gati sa hap e mbyll sytë.
Ne kemi zgjedhur vaksinat e prodhuara në krahun perëndimor sepse jemi pjesë e familjes europiane pa lojëra me dy porta.
Ne jemi në kushtet kur po e zbatojmë planin tonë. Vonesa e krijuar nuk ka lidhje me ne. Nuk do të jetë kronike.
Mbrëmë kemi marrë konfirmimin që brenda shkurtit do të mbërrijë sasia e premtuar. Jemi në marrëveshje edhe me AstraZenecen“, tha Rama.