Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari është pyetur për njohjen e Kosovës nga Serbia, ku është shprehur se kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.
“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë. Çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur për t’u bërë. Por besoj që ndërmjet dialogut, njohja e ndërsjellë do të vijë më shumë herët se vonë”, u shpreh kryeministri shqiptar.