Saliari Edi Paloka deklaroi se shumë shpejt opozita do ta rrëzojë Edi Ramën nga qeveria, një deklaratë qesharake që askush nuk e beson.
Paloka tha se opozita do të fillojë protestat ndërsa kishte edhe një thirrje të dëshpëruar për kryeministrin Edi Rama.
”Ishte bllokuar nga garda edhe podiumi. Kjo është një shkelje skandaloze e ligjit. Kemi kaq kohë që garda hyn në sallë dhe bllokon deputetët pa nisur akoma seanca. Garda mund të ndërhyjë kur i vihet flaka Kuvendit, sigurisht siç ndërhyri dhe u lejua edhe nga. Sensibilizimi mendoj se është arritur dhe duhet të ecim në hapa të tjera për qëllimin, që është rrëzimi i qeverisë.
Protesta dhe rezistenca e vazhdueshme e rrëzon qeverinë. Rama e pa që nuk na ndalon dot. Kështu që o t’i thërrasë mendjes dhe të hapë rrugë e të thyejë qafën, ose të presë t’ia thyej qafën shqiptarët. Protestat do të nisin në momentin më të përshtatshëm”, tha Paloka.