osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama, të dielën në Athinë! “Tërbohet” deputeti i Mitsotakis: Ta ndalim, siç Merkel ia bëri Erdoganit

Rama, të dielën në Athinë! “Tërbohet” deputeti i Mitsotakis: Ta ndalim, siç Merkel ia bëri Erdoganit

Në Greqi nuk e kanë pritur aspak mirë këmbënguljen e kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar takimin e 12 majit me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin helen.

Pas raportimeve të gazetës “Kathimerini” se autoritetet greke i kishin kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë që të shtynte takimin me emigrantët pas 9 qershorit, për të mos ndikuar te zgjedhjet për Parlamentin Europian, Rama e rikonfirmoi vizitën e tij me një postim të ri në rrjetet sociale, duke thënë: “Pres me shumë krenari takimin me të gjithë ju, shqiptarë të Greqisë”.

Edhe pse vizita e Ramës mund të konsiderohet private dhe konform ligjeve në fuqi, pasi Ministria e Jashtme greke është informuar përmes kanaleve diplomatike, ajo ka nxitur reagime të forta pasi do të ndodhë në njëvjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

Vizita zhvillohet në një kohë kur Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës në listën e 42 kandidatëve në garën për një mandat në Parlamentin Europian, por pala shqiptare ka tentuar të hedhë poshtë çdo lidhje mes datës së përzgjedhur nga Rama dhe çështjes “Beleri”.

Për këtë arsye deputeti i “Demokracisë së Re”, Nikitas Kaklamanis duke folur në një studio televizive deklaroi se s’ka logjikë që të pritet Edi Rama pasi është lideri i një vendi ku të drejtat e njeriut nuk ekzistojnë.

“Mendimi im është se Beleri nuk mund të qëndrojë në burg dhe ne ndërkohë mirëpresim dhe lejojmë Edi Ramën të flasë me njerëzit që jetojnë dhe punojnë në Greqi. OK nuk ka problem. Le ta ndalojmë mitingun. Ky është qëndrimi im”, sqaroi deputeti i partisë së kryeministrit grek.

Kaklamanis e mbrojti idenë e tij të mos lejimit të kryeministrit shqiptar për të zhvilluar takimin me emigrantët në Athinë, duke risjellë në kujtesë bllokadën që Anglea Merkel si kancelare e Gjermanisë i ka bërë Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ju kujtoj se Merkel i bëri një gjë të tillë Erdoganit, i cili kërkoi të shkonte të fliste me turqit në Gjermani, para zgjedhjeve. Dhe Merkel ia ndaloi. Ajo i tha atij “jo tubime parazgjedhore”, duke i dhënë një mesazh të qartë se festa duhet të ndalohet”, sqaroi ai.

Ndërkohë, organizatorët shqiptarë të tubimit nuk kanë arritur ende një marrëveshje zyrtare për vendin ku do të zhvillohet, ndërsa “Kathimerini” pretendoi më herët se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut, që ishte parashikuar të mbahej pranë stadiumit Galatsi.

Këto vonesa dhe refuzime sipas medias greke “Mikropolitikos” kanë shkaktuar një acarim të vetë kryeministrit Rama.

Sakaq, sipas gazetës “Ta Nea”, Rama do të jetë folësi kryesor në aktivitetin që pavarësisht moskonfirmimit të vendit, do të zhvillohet në Galatsi, ku pritet të ketë një audiencë prej 5000 mbështetësish të PS-së.