Venttingu në politikë është kryefjala e aksionit të opozitës, e cila dorëzoi në datë 7 shtator draftin në Kuvend me propozimin, por që nuk parashikon në ligj qe ne filter te kalojne familjarët e zyrtarëve të lartë të shtetit. Kryeministri Edi Rama u shpreh pak ditë më parë se drafti i opozitës do të dërgohet në Komisionin e Venecias, por Basha e kundërshtoi.
‘Nuk kanë kohë shqiptarët të presin Venecian dhe ne nuk kemi kohë që të presim. O do të zgjidhet kështu, ose opozitës i lind detyra për opsione të tjera’ u shpreh Basha pak ditë më parë.
Sot, kryeministri Edi Rama ka postuar një fragment nga filmi shqiptar “Edhe ashtu edhe kështu”, ndërsa sjell qëndrimin e Bashës mbi Komisionin e Venecias në 2016, referuar debatit asokohe për Reformën në Drejtësi. Basha në 2016 këmbëngulte se rekomandimet e Venecias janë tabani i standardeve evropiane, ndërsa tashmë shprehet se nuk kemi kohë që të presim përgjigjen nga Komisioni.
Rekomandimet e Venecias janë tabani i standardeve europiane poshtë te cilave nuk mund të zbresë askush. Poshtë këtyre standardeve ka vetëm drejtësi të kapur, drejtësi të komanduar, të korruptuar dhe vasalë të qeverisë. Shkurt e thjeshtë padrejtësi!
Opozita nuk mund të pranojë që i gjithë ky mund i derisotëm të shkojë dëm. Aq më pak të pranojë që dora qeveritare e dukshme apo e padukshme të mbështetet në një pike poshtë standardit të Venecias, poshtë rekomandimit 88 në zonën e errësirës, padrejtësisë, arbitrazhit. Nuk pranuam dje dhe nuk do të pranojmë as sot e nuk do të pranojmë nesër, deklaronte Lulzim Bashës në 2016
Në datë 26 shtator në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për të shqyrtuar nismën e opozitës për ndryshimet Kushtetuese për vettingun në politikë.