Gjatë vizitës në Kiev kryeministri Rama është takuar dhe me Vitaliy Klychko kryetari i bashkisë së Kievit njëherazi dhe ish kampioni i boksit.
Foton e takimit e ka publikuar në twiter kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ku shkruan se Rama dhe Klychko janë dy miq, sportistë por dhe lider të botës së lirë të shekullit të 21-të.
“Më pëlqen të shoh dy peshat e mia të preferuara së bashku në Ukrainë – miq, sportistë dhe liderë të botës së lirë të shekullit të 21-të: kryebashkiaku i Kievit boksier @Vitaliy_Klychko dhe Kryeministri i Shqipërisë së basketbollit @ediramaal”, shkruan Veliaj në twiter.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Ukrainë ku ka takuar dhe presidentin ukrainas dhe zyrtarë të lartë të Ukrainës.