Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk ishte shumë i njohur me kontekstin, mënyrën e jetesës dhe problematikat e tyre atje dhe shtoi se donte të informohej më shumë.
Lidhur me votën e emigrantëve, Rama tha se momentalisht është e pamundur pasi Shqipëria nuk ka një regjistër të dhënash të shqiptarëve në vende të ndryshme të botës.
“Vlerësoj shumë që keni marrë mundimin që jeni këtu dhe nuk dua t’ju mbaj fjalim sepse besoj se është më e arsyeshme që ta konsumojmë këtë kohë në formë bashkëbisedimi. Nuk mund të pretendoj se e njoh mirë kontekstin ku ju jetoni dhe problematikat që ju keni.
Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshirash, por e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi sot një regjistër të shqiptarëve nëpër botë. Kemi bërë disa tentativa, por… Kjo çështja e databazës na pengon shumë për të bërë të mundur votën e emigrantëve”, tha Rama.
Ndërkohë në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se komuniteti shqiptar në Luksemburg është i integruar më së miri në administratë, banka e kompani të mëdha.
“Luksemburg – Kënaqësi e posaçme bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, bashkëkombas të integruar më së miri në vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, me plot pasion për Shqipërinë e dëshirë për të kontribuar për vendin”, ka shkruar Rama.
Në mesin e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me të cilën kryeministri Edi Rama u takua sot në Luksemburg ishte dhe një Shkodran dhe nuk kishte si të mos kishte batuta.
Ndër të tjera ai kujtoi batutën me kafet borxh për shkodranët.
Rama foli dhe për ndryshimin që është bërë në Shkodër, ku tha se ndryshe nga dje kur të nxirrnin sytë me dy gishtat sot të ftojnë për kafe.
Shqiptari: U ke thënë shkodranëve sa kafe më keni borxh!
Edi Rama: E ke parë kur kam qenë në rrugët e Shkodrës. Tani po.
Tani që e shohin që një herë na e dhanë mundësinë e shohin ca po bëjnë të ftojnë për kafe. Përpara me kalu aty të ktheje kokën (bën me dy gishta) me ti fut gishtat në sy