Kryeministri Edi Rama është takuar me një përfaqësi të pedagogëve të Universitetit të Gjeologji Minierave. Mësohet se takimi ka nisur para pak minutash pa praninë e kamerave.
Ky takim vjen në një kohë kohë kur disa studentë ishin sot në protestë përpara godinës së kryeinistrisë ku kërkuan më shumë të drejta si dhe përmirësim të kushteteve të jetesës në universitete.
Akoma nuk dihet se çfarë do diskutohet, por e sigurtë është që Rama do u kërkoi llogari drejtuesve të universitetit për gjendjen dhe do kërkoi alternativa nga pedagogët për ndryshimin e gjendjes.