Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të administratës amerikane e të Bashkimit Europian kanë zhvilluar takim në Shkup.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar fotot para darkës së punës krah liderëve, mes tyre Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.
“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.