Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të diel në Izrael, në një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit Yair Lapid.
RAMA IZRAEL
Shefi i qeverisë ka ndarë pamjet nga aeroporti teksa po takohet me delegacionin pritës nga Izraeli.
Në mbishkrimin e fotos Rama: “Për vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid”.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto gjatë takimit që ai zhvillloi sot me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi.
Rama krahas fotove të publikuara në Facebook shkruan se ka biseduar me kryeministrin e Izraelit për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.
“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit” shkruan Rama.
Kjo vizitë e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë.