osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama: S’keni parë gjë akoma, punonjësit e Policisë do të pajisen me karta, do t’i blejnë ushqimet më lirë se të tjerët

Rama: S’keni parë gjë akoma, punonjësit e Policisë do të pajisen me karta, do t’i blejnë ushqimet më lirë se të tjerët

Kryeministri Edi Rama ka dhënë më shumë detaje në lidhje projektvendimin që pritet të miratohet sot në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për trajtimin ushqimor të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Rama tha se ata do të pajisen me karta dhe në supermarkete do t’i marrin ushqimet më lirë se të tjerët.

“Punonjësit e policisë do të marrin kartën dhe me atë shumë që do u derdhet do të blejnë ushqime, madje më lirë, sepse ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë negociata me supermarketet që kush shkon me kartën e punonjësit e policisë do t’i blejë më lirë. Por, të jeni të sigurt se viti po mbyllet dhe vit i ri po vjen, s’keni parë gjë akoma”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë u ndal dhe njëherë te largimi i të rinjve, duke thënë se paga e lartë në Gjermani nuk i tregon të gjitha, ndërsa shtoi se në fund të muajit rezultati është minimal.

Gjithashtu Rama tha se programi për dhënin e kredive me interes zero për punonjësit e policisë, ushtarakët, mjekët dhe infermierët etj do të vazhdojë.

“Këto që po bëjmë sot nuk është se nuk donim t’i bënim më parë, por sot mund t’i bëjmë. Nuk insiston qeveri në botë që nuk do të rrisë paga, pensione, mbështetje. Por na duhet që ta bëjmë këtë pa goditur themelet e ekonomisë. Pa e kthyer vendin në një piramidë të re.

Për këtë arsye ka qenë e vështirë dhe sot jemi në një fazë ku kemi disa mundësi më shumë. Krahasimi i tabelës së pagave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur vjen puna për të bërë zgjedhjen të shërbej këtu apo atje, është një krahasim gënjeshtar, sepse vërtet ka një diferencë shumë të madhe. Por paga më e lartë në Gjermani, nuk t’i tregon të gjitha.

Nuk tregon sa taksa do të marrë, sa sigurime shoqërore, sa do të hanë kostot e transportit, as nuk të tregon sesi do të jetosh, ndaj në fund të muajit është se jeton në një vend të huaj, punon në një pozicion që s’është më e mira që mund të bësh, sepse në vendin tënd mund të jesh gur i rëndë, duke bërë punën nën uniformë, dhe rezultati është minimal.

Ky program është hapur dhe do të vazhdojë vite të tëra, sepse kreditë që do të merrni do të jenë në një afat të gjatë dhe interesi do të paguhet nga shteti. Është një arsye për t’u bërë thirrje të rinjve që e shohin me hezitim përfshirjen në FA dhe në polici, kjo është rruga që të jep më shumë qetësi”, tha Rama.