Edi Rama shpjegoi mbrëmjen e sotme se përse Ilir Metën e cilësoi si pjesë të opozitës jashtë parlamentit. “Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di cfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës.
Por kë do të preferonte përballë mes Metës, Bashës dhe Berishës? “Nuk i zgjedh unë rivalët dhe nuk kam unë problem kundërshtarët në kuptimin e personit përballë, unë problem, kam çeshtjet reale, me të cilat lufta është më e egër dhe gjatë, gjërat që duhen zgjidhur për njerëzit” tha ai.