Në përfundim të mbledhjes dy-ditore të qeverisë në Shëngjin, kryeministri Edi Rama paraqiti projektet të cilat do të jetë prioritetet e 2024.
Rama njoftoi financim të brendshëm të Porto Romanos, ndërsa njoftoi devijimin e Hekurudhës me Kosovën nga Shkodra në Gjakovë e Prishtinë.
Opozitës i mbylli derën e bashkëpunimit duke thënë se nuk do të negociojë me ata që nxisin përplasje për shkak të problemeve që Berisha ka me drejtësinë.
Financim i brendshëm për Porto Romanon, një shoqëri aksionere për prodhimin e makinave të shtetit apo hapja e disa segmenteve të rëndësishme rrugore, janë vetëm disa nga objektivat që qeveria i vuri vetes në mbledhjen dy ditore të Shëngjinit (9 – 10 janar 2024).
Në përfundim të saj, para gazetarëve listoi projektet që qeveria do të ketë prioritet për 2024, duke premtuar mbylljen e shumë prej tyre brenda vitit.
Dy agjenci pritet të jenë në funksion këtë vit Agjencisë Kombëtare e Transportit dhe agjencia aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit.
Një projekt tjetër i madh, jo infrastrukture, por që lidhet me shfrytëzimin e infrastrukturës, është që më në fund finalizojmë këtë vit dhe hapim aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Transportit, jemi një vend që synojmë të bëhemi kampionët absolutë, tani i kam shtuar dhe fjalën “absolut” pozicionit të Shqipërisë në rajon për turizmin.
Agjencia Kombëtare e Transportit do t’i shërbejë kalimit në një nivel komplet tjetër të gjithë sistemit të transportit dhe Agjencia Kombëtare e Transportit do të mbulojë edhe një mision tjetër shumë të rëndësishëm të transportit të mësuesve dhe të fëmijëve.
Kemi filluar punën prej kohësh, por jemi në finalizim dhe besoj do ta dëgjoni në dy tre muajt në vijim, por besoj dhe më shpejt, krijimin e një agjencie aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit dhe natyrisht edhe për eksport”
Në funksion të të gjitha zhvillimeve ekonomike dhe atyre të inovacionit, kreu i qeverisë sqaroi se do të jetë edhe dikasteri më i ri i kabinetit qeveritar që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe.
rijimi i ministrisë së re atë, ‘të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit’ erdhi si nevojë e kohës tha Rama duke hedhur poshtë aludimet se pas kësaj lëvizjeje ishte largimi i ministres Elva Margariti, deri para disa ditësh ministre Kulture.
U duk besimplotë në zgjedhjen që kishte bërë duke vendosur në krye të dikasterit të ri Blendi Gonxhen
‘Ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margariti e cila ka bërë detyrën e vetë në krye të Ministrisë së Kulturës… Arsye që unë kam paraqitur shkurtimisht janë shtjelluar pak më gjatë në relacionin që i kam dërguar dhe Presidentit…Po ashtu kam shpjeguar pse kam bërë zgjedhjen e ministrit të ri, sepse është një nga drejtuesit publikë më te sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë
Gjatë u ndal te kundërshtarët politikë dhe ngërçin me ta në parlament, që gjithashtu ishte temë e diskutimeve brenda mbledhjes informale dyditore.
Por Rama, u mbyll opozitarëve të flakadanëve në parlament çdo derë dialogu.
Për të, beteja në parlament bëhet vetëm për një njeri, Sali Berishën që tashmë nga ballkoni i shtëpisë urdhëron përplasjet.
“Sa kohë kemi boks mundje, hedhje gjyle apo ndezje flaakadanësh do të votojmë e do të largohemi. Sepse lufta, bëhet për një problem me drejtësinë një njeriu që ka kaluar nga parlamenti në ballkon sic prisnin në Romë ata nga llozhët, e i thotë skllevërve të tyre përballuni me luanët të shohim kush do të fitojë.”
Por në mungesë të dialogut, ku do t’i gjejë kryeministri Edi Rama votat për ligjet që kërkojnë edhe konsensusin e opozitës, sic është Reforma Zgjedhore?
“Nuk bëhet një komision bipartisan-pa 2 partizanë.. kemi një partizan, dhe 7 ballistë, e më pas sa t’i jepet sinjali, nga ballistë kthehen në balerinë, nga balerinë, doktorë, mundës, tigra… Nuk jemi të shtërnguar të bëjmë asgjë që i jep një goditje të re kulturës së shtetit dhe kulturës demokratike. Nëse ne do hapnim rrugë për bojkotin, do kishim bojkot non-stop. Keni dëgjuar ju të thonë që nuk do hyjmë në zgjedhje? Sepse e kuptuan që po s.hyre në zgjedhje: e ha vetëm ti.
As Lulzim Bashën nuk e ka më opsion, e kur pyetet për të, ironinë e ka gati.
Shshshshh mos më pyesni për të kur ka orarin e gjumit.
Përballë gazetarëve, Rama foli për një takim të mundshëm shpejt me kryeministrin e Kosovës në një forum të radhës në Shkup, ndërsa mohoi zërat se ka kërkuar si emër konsensual me Greqinë, atë të Vangjel Tavos për Bashkinë e Himarës duke thënë se pret vendimin e Apelit për Fredi Belerin.
-Projektet e vitit 2024
-Brenda vitit hapet aksi rrugor Thumanë-Kashar
-Do të procedojmë përpara sezonit me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar- Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj
-Brenda vitit përfundojmë segmentin e parë hekurudhor Tiranë-Durrës
-Në vjeshtë lidhim kontratën për të filluar punë për linjën hekurudhore Vorë-Hani Hotit
-Porti i ri i Porto Romanos do të ketë me financim të brendshëm.
-Hekurudha për në Kosovë, do të kalojë nga Shkodra.
-Kemi kërkuar financim për Bypass-in e Elbasanit, puna me korridorin 8 po ecën shpejt
-Hapim aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Transportit
-Krijimi i një agjencie aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit dhe natyrisht edhe për eksport.
-Do të ketë dhe shoqëri aksionere për prodhim automjetesh për nevojat e shtetit dhe pse jo për eksport