Kryeministri Edi Rama duket se ka lënë pas problemet me shëndetin, pasi iu nënshtrua disa ditë më parë një operacioni kirurgjikal.
Diten e sotme, Rama ka marrë pjesë në Iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit në kryeqytet.
Kryeministri shihet ulur në tavolinë, pranë të cilit qëndron edhe bashkëshortja e tij, Linda. Kjo është dalja e parë e kreut të qeverisë pas daljes nga spitali. Rama ndërpreu angazhimet politikë pasi iu nënshtrua një operacioni në QSUT për apendicitin.