Fjalët “Kope” dhe “Budalla” që kryeministri Edi Rama përdori në parlament ka nervozuar deputetët e opozitës, dhe ka sjellë debate dhe replika.
Rama u shpreh gjatë replikave se ai nuk e ka problem që ti thonë budalla, pasi sipas tij ky është një opinion. Por u shpreh se nuk e pranon ti thonë kriminal apo hajdut, pasi kjo është akuzë penale.
“Te gjuha fillon problemi. Ne kemi probleme të mëdha që na ndajnë në shumë gjera, por tek gjuha e kemi problemin kryesor. Sepse ju keni një nivel të gjuhës shqipe që është nivel bazik, i ulët fare. Do më falni për mungesën e modestisë, por ne e kemi cik ndryshe punën e gjuhës. Unë nuk i thashë asnjërit nga ju që ti je budalla.
Po ti thosha ashtu kjo është fyerje. Unë ju thashë keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse ju në një moment u ndjetë dele ky është problemi juaj. Kur njerëzit bien në nivelin tuaj kthehen në kope.
Këto janë mënyra të të shprehurit. Nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare juve nuk duhet të hynit në parlament kurrë, sepse juve nuk thoni thjesht fjalë fyese, por juve shani me fjalë që përbëjnë akuza penale. Për mua nëse dikush më thotë budalla nuk kam asnjë problem. Nëse më thotë kriminel, patjetër e kam probleme.
Ju thjesht vërtetoni atë që them unë dhe prandaj nuk ju voton njeri. Prandaj ai i vdekur u çua dhe ju mori përpara. Në fund të ditës njerëzit nuk shohin asnjë ndryshim nga ju. Prandaj të tjerët thonë ne po shkojmë pas atij se ai është origjinali.
Ministria juaj e Kulturës kalanë e Lezhës e bëri me disko dhe e kthehu në një hapësire ku merrej drogë me shiringa
Ju jeni fundi. Jeni kumi të bova. Nuk keni lidhje fare me çfarë flisni dhe jeni komplet out dhe nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni, dini vetëm të shani dhe të akuzoni. O njerëz, ju keni dhënë leje për benzinata nëpër parqe kulturore. Fatkeqësisht, pret njeriu të vijë një gjeneratë e re dhe vjen i njëjti me budallallëkun. Ju vazhdoni, jeni në rregull. Puna juaj, fatkeqësi e madhe për jetimët që keni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top në luftën tuaj absurde. Një i vdekur që kujton se është gjallë, disa të gjallë që janë më të vdekur se i vdekuri. Edhe kërkoni ju të na tregoni se si bëhet Parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.