Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku u vra një punëtor me plumb në kokë. Teksa replikon me komentuesit në Facebook, Rama shkruan se kjo ngjarje e rëndë është përgjegjësia e Policisë së Shtetit, e cila sipas tij ka reaguar në kohë.
KOMENTI: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat
PËRGJIGJA E RAMËS: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke–