Mbrëmjen e sotme, në Vaun e Dejës militantë të PD sulmuan KZAZ-në nr. 6 pranë shkollës ‘Ndre Mjeda’ në Bushat.Si pasojë e tentimit të djegies së materialeve zgjedhore me molotov nga ana e militantëve, mbetën të plagosur tre efektivë policie.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në e Vaut të Dejës duke deklaruar se ndëshkimi do të jetë shembullor për autorët.
“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Ndëshkimi do jetë shembullor” shkruan Rama.