osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama reagon pas deklaratave të ambasadës franceze: E nxori jashtë kontekstit, s’kam sulmuar asnjë aleat… por të gjithë! Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë

Rama reagon pas deklaratave të ambasadës franceze: E nxori jashtë kontekstit, s’kam sulmuar asnjë aleat… por të gjithë! Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë

Kryeministri Rama ka reaguar sot pas deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila është shprehur e habitur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit.

Ajo shkruan në letër se BE është donatori më i madh në vend me 100 milion euro dhe se një vend mik dhe alet nuk mund të sulmohet në këtë mënyrë.

Teksa i kthen përgjigje shqetësimit të një komentuesi në rrjetet sociale Rama shkruan se nuk ka sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën në rastin konkret. Kryeministri thotë se ka folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete dhe se nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë

“Unë nuk kam sulmuar asnjë aleat dhe aq me pak Francën në rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi ynë doli nga burgu i diktaturës e deri me sot. Përkundrazi, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Evropian, për njëmijë e një arsye, përfshire pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar që i jep Shqipërisë tash 30 vjet. Unë kam folur për një çështje konkrete në një situate konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë!

Lënia jashtë e vendeve te rajonit tone në shpërndarjen e vaksinës kundër COVID nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton! Ndërsa ankesa e ambasadës franceze meqë unë e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Francës (siç mund te sillja edhe shembuj te tjerë) është pa lidhje me qëndrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Francës, për te ilustruar idenë se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza për mjeket te paktën, kur ato s’mund te përdoren te tera menjëherë në asnjë vend te BE!

Franca është jo vetëm një nga vendet me te mrekullueshme te botes e më të përparuara të Evropës në çdo drejtim, as thjesht një vend mik e aleat i Shqipërisë, po edhe një vend i veçante në zemrën e në mendjen time, ashtu sikundër është edhe BE-ja një amanet e një destinacion i patjetërsueshëm i Shqipërisë e shqiptareve.

Ankesa e ambasadës franceze nuk ndryshon asgjë në asnjë drejtim, ashtu siç e drejta për te menduar ndryshe vlen si gjithnjë njësoj si për Francën edhe për Shqipërinë në këtë rast; si për hartuesit e ankesës në emër te Francës, si për mua që flas në emër te Shqipërisë.

Por ty te them miqësisht se duke e nxjerrë nga konteksti ankesën e ambasadës franceze, gabon njësoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerrë nga konteksti ato që thashë! Madje në fakt gabon edhe më keq, sepse flet jo vetëm pa lidhje me ankesën konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje! Nje fjale e bukur popullore thotë se miqësia e vërtete nuk i ka te gjitha fjalët prej mjalti, kështu që as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse mërzitet, se unë jo e jo, fare nuk dëgjoj po nuk mërzitem”, ka shkruar Rama.

Vendimmarrjen e Bashkimit Evropian për të mos mbështetur Ballkanin Perëndimor në procesin e vaksinimit Rama e ka quajtur absurde, të papranueshme moralisht, të pakuptueshme politikisht, të pajustifikueshme edhe logjikisht.

Pak ditë më parë në lidhje me këto kritika u shpreh i habitur edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili tha se nuk BE e ka ndihmuar Shqipërinë me fonde dhe se vendi nuk kishte paraqitur një plan vaksinimi dhe kjo ishte arsyeja që BE nuk e kishte ndihmuar me vaksina.

Kryeministri Rama iu përgjigj këtyre deklaratave se Shqipëria nuk i kishte kërkuar BE-së fonde por vaksina për të lejuar vaksinimin e shqiptarëve dhe se vendi ynë do i blinte ato. Kryeministri shpjegoi se kishte pritur më shumë solidaritet nga disa vende të Bashkimit Europian, ndërsa tha se 975 dozat e para të vaksinës Pfizer në vendin tonë kishin mbërritur nga një vend mik që nuk mund të zbulonte emrin.