Kryeministri Rama ka reaguar për propozimin e PD për hapjen e plotë të listave në zgjedhjet e ardhshme.
Ai thotë se ky është një hap gjysëm pozitiv nga Basha dhe PD.
Në një postim në Twitter, Rama bën të ditur se koalicionet nuk do të ndalohen, por do të standardizohen si kudo në Europë.
Sa i përket hapjes së listave, kryeministri thotë se “si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.”