Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga tuneli i sapohapur i Llogarasë. Në një video në rrjete sociale thotë se i uron të gjithëve fundjavë të mbarë ndërsa tregon se vijon puna.
“MIRËMËNGJES. Dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.
Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit 2021 dhe pritet të përfundojë ndërtimi në vitin 2024. Ky investim kushton afro 140 milionë euro, dhe kjo vepër konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.