Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri pas fillimit të procesit të vaksinimit të mësuesve me vaksinën AstraZeneca.
Në një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se edhe pse shumë qytetarë nuk besonin se Shqipëria do të siguronte vaksina, qeveria i gjeti ato para shumë vendeve të tjera.
Kryeministri thekson se sasia e vaksinave të ardhura në vendin tonë do të rritet në diëtët në vijim derisa qytetarët të shërohen plotësisht nga COVID-19.
“Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa mbetur mbrapa të tjerëve.”-shkruan Rama.