Atë që prezantoi para gazetarëve, kryeministri Edi Rama e ka ilustruar edhe me një foto që e ka postuar në Instagram.Bëhet fjalë për “Paktin me Universitetin” e konkretisht me pikën 1 që parashikon financim 100% të tarifës dhe bursë 10 mijë lekë në muaj për studentët me familje ekonomike, të verbrit, studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, dhe studentët me mesatare mbi 9 për çdo program studimi.
Ndërkohë tarifa do përgjysmohet me 50% për të gjithë studentët.
Kujtojmë ndërkaq, se Lëvizja për Universitetin e quajti “të vonuar dhe me hile” reagimin e Ramës duke pohuar se protestat do vazhdojnë.