Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri presidentin e UkrainëS Volodymir Zelensky.
Kreu i qeverisë e ka pritur Zelenskyn në hyrje të godinës së qeverisë më pas e ka shoqëruar brenda ambienteve deri në zyrën e tij. Rama i ka dhuruar Zelenskyt edhe librin e tij me piktura.
Në ambientet e Kryeministrisë është hapur dhe ekspozita më titull, ‘Ukraina, një krim lufte’, ku janë ekspozuar 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus.
Ekspozita është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.