Kryeministri, Edi Rama, premtoi se pas përfundimit të aeroportit të Kukësit, qeveria do të ndërtojë edhe dy aeroporte të tjera në vend.
“Do të hap konkurs në Facebook dhe 120 kuksianët që kanë sharë më shumë do ta marrin fluturimin e parë falas. Do ia jap falas dhe do u them: “Tani, shkoni e votoni për PD-në”.
Vitin e ardhshëm do të nisim ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe më pas gara për aeroportin e Sarandës”, tha Rama.
“Në mandatin e tretë do të kemi 4 aeroporte, bashkë me aktualin”, nënvizoi kryeministri.