Kryeministri Edi Rama ka nisur me pushimet së bashku me familjen në qytetin e Vlorës. Rama ka postuar një foto në rrjetin e tij social, së bashku me bashkëshorten Linda Basha, krah njëri-tjetrit. Përpara tyre ndodhet Zaho, i cili po shijon ujërat e mrekullueshme dhe të kaltërta të bregdetit të jugut.