Kryeministri i vendit, Edi Rama, këtë të shtunë ka udhëtuar drejt qytetit të Vlorës.
Mësohet se kryeministri Rama po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.
Takimi është duke u zhvilluar në zonën e plazhit të Zvërnecit. Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi kryetarët e bashkive për tu dhënë porositë mbi zgjedhjet e ardhshme edhe pse jemi disa muaj para tyre.
Sipas burimeve kryeministri iu ka drejtuar me tone të forta përfaqësuesve të strukturave të PS-së.
Mësohet se ky takim ka si kryeqendër të diskutimit zgjedhjet e ardhshme.
Kujtojmë se në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve padyshim që janë ndryshimet kushtetuese në reformën zgjedhore, të cilat kanë shkaktuar debate mes palëve politike.