Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë së fundmi nga Senati akademik i UT, ku thotë se e përshëndet deklaratën e këtij Senati i cili garanton vijimin normal të procesit mësimor.
Në një postim në medias sociale Rama shkruan se uron që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohen brutalisht.
POSTIMI I PLOTË
Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht. Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët