Kryeministri Rama ka debatuar me gazetaren, teksa po komentonte zhvillimet e fundit politike.
E gjitha nisi kur, gazetarja në Vizion Plus i tha me ironi kryeministrit se “Rama i respekton femrat”.
Pjesë nga intervista
Gazetarja: Edi Rama i respekton femrat.
Rama: E para njëherë në këtë rast një këshillë. Femra është femra e qenit, e lepurit, e maces. Ka gra dhe vajza. Ka gra dhe vajza. Femra nuk duhet përdorur se e ul gjininë e bukur. Po flisja për opozitën time të brendshme. Po të dëgjonit ju ccfarë i them unë Edi Ramës me zë të lartë…
Gazetarja: Çfarë note i vendos?
Rama: Këtë nuk ta them. Edi Rama opozitar është kërkuesi më i madh i Ramës kryeministër.
Gazetarja: Pse nuk e bën?
Rama: Ky është dallimi mes opozitës dhe qeverisë. Opozita është maksimizimi i asaj që mund të imagjinohet se duhet bërë dhe ka mundësinë ta thotë se duhet bërë. Ndërsa qeveria është ajo që mund të behet. Në opozitë shumë gjëra bëhen lehtë. Nuk është se Edi Rama kryeministër nuk përpiqet të bëjë maksimumin që i thotë Edi Rama opozitar.