Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut, e cila është dhunuar nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ngjarja u denoncua nga ish-nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se ishte kërcënuar nga deputeti Rraja, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Artur Bushi.
Në lidhje me këtë, Rama ka marrë në mbrojtje numrin dy të PS, Ballën, duke thënë se nëse ai ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman.
“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, shkruan Rama.