Momentin i përqafimit mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe homologes së tij Georgia Meloni gjatë një takimi të Komuniteti Politik Europian, në Moldavi, u përfol gjatë në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Sakaq, në një intervistë për median italiane “La Stampa”, kryeministri Edi Rama ka folur si rrallë herë për marrëdhënien me homologen italiane Georgia Meloni, për të cilën ka shprehur admirimin e tij si politikane.
I pyetur për marrëdhëniet dhe afrimitetin e dëshmuar me homologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri shqiptar u shpreh se ajo “është një surprizë e madhe për klubin euroatlantik dhe motër e vogël për Shqipërinë.
“Unë e admiroj Georgia Melonin. Ajo është motra e vogël e Shqipërisë dhe unë jam një vëlla i vjetër i Italisë dhe e kemi njohur njëri-tjetrin si të tillë në Tiranë, ku jemi përqafuar dhe kemi folur me njëri-tjetrin.
Giorgia jo për mua, por për klubin euroatlantik është një surprizë e madhe. Në të gjitha rrethanat ndërkombëtare ajo shihet me respekt të prekshëm, ka karizëm dhe thotë të gjitha gjërat e duhura. Jam 198 cm i gjatë, por kur flet duket më e gjatë se unë”, tha Rama.