Takimin ‘celulë më celulë’ Kryeministri Edi Rama e pati mbrëmjen e sotme me shtabin elektoral të PS-së së njësisë nr 2, në Tiranë. Duke analizuar kundërshtarin politik, Partinë Demokratike, Rama tha se PD e drejtuar nga Lulzim Basha në 2021 ka qenë më e forta që ai ka parë.
A ka nga ato që kapërcejnë ylberin?
“Këta të Lulit. Tani që u ngjall Luli.. Mezi e ngjalla dreqin. Ishalla s’po ma zë gjumi rrugës. Ai për influencer ka lindur jo për politikë, por e mori rrota e historisë dhe I ngeli në dorë. Megjithatë nga 2013 deri në 2023 Partia e drejtuar prej tij në 2021 ka qenë më e forta që unë kam parë. Në raport me vetveten aty ata kanë qenë më të organizuar se çdo herë tjetër. Në 2023 ishin ‘Estrada e Ballshit’, në 2021 ishin më mirë se asnjë herë tjetër. Nuk kanë për të arritur ata rezultatin e artistit. Me thënë të drejtën. Është e vërtetë. Plus që po të shohësh lista e tyre e mbyllur është listë për opozitë. Bufi futi të gjithë faunën e ngushtë dhe e mbylli. Ata do të jenë si sahatët e vjetër që vjen ora e del bufi.. kuku kuku.. e mbyllet dera. Nuk ka aty deputeti që duam. U futën të shkretët në primare, thanë erdhi demokracia, por më pas e panë veten të hedhur ca në kënetë e ca jashtë.
Rama komentoi dhe Dashnor Sulën pasi u la jashtë listës së PD-së për zgjedhjet e 11 Majit
“Dashi nuk është i kënetës, është gjel deti. Nuk e mbante dot këneta Dashin. Ai është gjel deti me garderobë më vete. Në Peqin ka respektin e njerëzve. Nëse do të përballesh vetë demokratkisht lihet Kujtim Gjuzi jashtë?” tha Rama.
Kryeministri u shpreh i bindur se PD do të marrë më pak vota se në 2021.
Ogerta Manastirliu: Nga 17 mijë që kemi qenë në 2021 duam të arrijmë mbi 20 mijë.
Edi Rama: Këneta nuk rritet asgjëkundi krahasuar me 2021. Që nga 2015 e këtej është niveli më i lartë që mund të arrinte këneta. Ata nuk marrin më. Harroje!