osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rama paralajmëron bashkimin e Metës me Berishën dhe kritikon dhunën në PD: Saliu dhe Lulzimi gati të sakrifikojnë njerëzit për të mbajtur partinë

Rama paralajmëron bashkimin e Metës me Berishën dhe kritikon dhunën në PD: Saliu dhe Lulzimi gati të sakrifikojnë njerëzit për të mbajtur partinë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës në selinë e Partisë Demokratike. Teksa doli në një lidhje LIVE në Facebook ditën e djeshme, ai i konsideroi si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe liderin demokrat Lulzim Basha.

Duke komentuar edhe me ironi atë që ndodhi dje në Selinë e Partisë Demokratike, kryeministri Rama tha se është i gatshëm t’i ndihmojë të dyja palët duke i dhënë dy godina. Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se shumë shpejt pritet që të bashkohet me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Nëse duan 2 seli përkohësisht t’i ndihmojmë. Nuk janë 2 por 3, prisni se do të futet dhe i treti në këtë mes”, tha ai. Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama, tha se Berisha dhe Basha janë kufoma politike të paricikueshëm. Sipas tij, për pushtet ata janë gati të sakrifikojnë edhe njerëz.

“Ajo që përbënë në fakt të vërtetën e thjeshtë është që të dy personazhet janë e njëjta mbetja e asaj partie të ndarë përgjysmë, mbetje të pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me një sistem të fortifikuar dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për Partinë Demokratike, për demokratët dhe shoqërinë tonë.

Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisë të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellës së PD. Ishin të dy të gatshëm të sakrifikonin edhe njerëz”, tha ai.

Rama: Basha dhe Berisha pengmarrës të demokratëve

Ndërkohë, në komunikimin e tij LIVE në Facebook kryeministri Edi Rama, e cilësoi liderin demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Berisha si dy pengmarrës të demokratëve. Sipas tij, ata gjithçka e bëjnë për interesa personale.“Nuk kam asnjë respekt as për Lulin dhe as për Saliun. Janë 2 pengmarrësit e demokratëve. Sot zihen të dy se kush është shërbëtori im.

Njëri thotë jo pengu dhe tjetri jo tubi i oksigjenit. Dhe ia thonë pikërisht demokratëve duke i trajtuar si budallenj. Të dy për interesin e tyre personal. Vetëm ky interes mund ta mbajë një udhëheqës të një partie politike si të ishte një princ mesjetar i mbyllur në një kështjellë që nuk guxon të dalë dhe të thotë ja ku më keni, ta provojmë kush e ka shumicën”, tha Rama.

Teksa foli për protestën kryeministri Rama tha, se ajo që ndodhi dje ishte e paimagjinueshme. Rama theksoi, se të tilla protesta dëmtojnë edhe vet opozitën.“Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët por ishte e rëndë edhe për të gjithë shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë në fakt.

Një lajm sa i rëndë aq edhe qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Disa mund të mendojnë se për mua kjo është një gjë e mirëseardhur. Por në fakt jo. Një zhvillim i tillë e dëmton opozitës godet shoqërinë”, tha Rama. /Sidorela Braçja