Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas një statusi të Presidentit Ilir Meta në Twitter, lidhur me debatin për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.
“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…! Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë që mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës Pupupu”, shkroi Rama në rrjetin social.