Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me videon promovuese të gazetares franceze Saliha Hadj Djilad.
Në video pasqyrohet rruga për Shqipëri, bukuritë dhe emrat më të famshëm që e bëjnë krenar vendin tonë.
“Mirëmëngjes,dhe me reportazhin e gazetares së famshme franceze, Saliha Hadj Djilad, e cila njihet si promovuese e destinacioneve më tërheqëse të botës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.