Rruga Gusmar-Kuç, e cila lidh Tepelenën me Gjirokastrën dhe Përmetin është tashmë drejt përfundimit të punimeve.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar disa foto nga investimi, ku shkruan se rruga është drejt mbarimit dhe do të sjellë një perspektivë zhvillimi për të gjithë zonën.
“Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.