osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Rama nuk mund të bëhet partner i Metës në shkeljen e Kushtetutës”

“Rama nuk mund të bëhet partner i Metës në shkeljen e Kushtetutës”

Nga Ardit Rada

Rama dhe Meta janë takuar për herë të parë pas vendimit të presidentit për të hedhur poshtë kandidaturën e Sandër Lleshit për ministër të brendshëm.

Hapi i hedhur nga kryeministri shënon një gjest shtensionues, megjithëse tashmë kriza është publike dhe ajo ka një shkaktar kryesor: presidentin e Republikës.

Garanti për zbatimin e Kushtetutës tashmë është bërë shkelësi flagrant i ligjit themelor të shtetit.

Tashmë jemi para faktit se Presidenti i Republikës ka refuzuar Sandër Lleshin si ministër i Punëve të Brendshme, jo mbi bazën e pastërtisë së figurës, por mbi gjykimin e cekët dhe difektoz të Kushtetutës. Ai ka shpikur një precedent të paqenë, që nuk figuron askund në ligjet dhe procedurat e zyrës së presidentit: hedhjen poshtë të një kandidature ministrore, të sjellë për dekretim nga qeveria.

Në bazë të Kushtetutës, as që bëhet fjalë që kreu i shtetit të mos dekretojë ministrat e propozuar nga kryeministri. Precedenti i krijuar artificialisht nga Ilir Meta mund të rrëzojë në parim nesër çdo emër që vjen për t’u dekretuar nga një president republike. Sepse nëse pranohet standardi i Metës se ‘nuk ka krijuar bindjen e plotë’, nesër mund të kemi një precedent më të rrezikshëm. Atë të mosdekretimit as të kryeministrave të ardhshëm në mungesë të këtyre bindjeve.

Takimi i sotëm Rama – Meta për “rastin Lleshi” është i vonuar. Dy zyrtarët më të lartë të vendit që i kanë zyrat vetëm 300 metra larg njëri-tjetrit duhet të ishin ulur në tryezë prej kohësh, qoftë edhe në nivel përfaqësuesish, për të diskutuar rastin në fjalë. Ky moskomunikim i gjatë mes tyre, ka prodhuar krizën e sotme.

Megjithatë përgjegjësia e kryetarit të shtetit në këtë mes është e paevitueshme. Ai e ka pasur topin në fushën e tij pas marrjes së propozimit konkret nga Rama, por ka preferuar të djegë afatet kushtetuese, pa ngritur asnjë pretendim gjatë dhjetë ditëve kur ishte “duke u menduar”.

Në këto kushte, nëse shefi i mazhorancës zgjedh të çojë një emër të ri tek Ilir Meta, ai do të ishte shkelësi i dytë i Kushtetutës. Kriza e krijuar rreth emrit të Sandër Lleshit, duhet zgjidhur e përfshirë emrin në fjalë në formulat e mundshme të daljes nga impasi kushtetues. Përndryshe do të fitonte precedenti “Meta” me shkeljen e Kushtetutës që mund të kishte pasoja tejet të rrezikshme në të ardhmen.