Kreu i qeverisë Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.
Ky samit do të bëjë bashkë 13 shtete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.
Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ky i fundit do të ndalet në disa takime në Ballkan, në vendet me konflik të pazgjidhura si Serbia, Kosova dhe Bullgaria, Maqedonia e veriut.
Sot do udhëtoi në Kosovë dhe do qëndroi në Serbi
Gjatë ditës së nesërme, 11 qershor, Scholz do të vijojë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.