osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rama nis bashkëqeverisjen me Bashën, i jep kreun e Hetimit Tatimor. “Sfidohen” Berisha e Kryemadhi

Rama nis bashkëqeverisjen me Bashën, i jep kreun e Hetimit Tatimor. “Sfidohen” Berisha e Kryemadhi

Kishin të drejtë demokratët, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe faktorët e tjerë relevantë që nuk kishin besim tek vendosmëria e Lulzim Bashës për të refuzuar paktin me Edi Ramën.

Ndonëse Basha është stërbetuar disa herë publikisht jo vetëm në takim me aleatët, por dhe me demokratët si dhe në studiot televizive se nuk do të kishte më asnjë marrëveshje bashkëqeverisëse me kryeministrin Rama, sërish nuk i ka rezistuar tundimit.

Si hap të parë Basha ka marrë përmes një “kamikazeje” të tij kryesimin e Hetimit Tatimor, një “dhuratë” nga Rama pikërisht në majin “magjik” për ta, muajin e mbarë të marrëveshjeve mes tyre.

Silvana Lamaj është emëruar vetëm një ditë më parë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor, një strukturë që ka në dorë të gjitha drejtoritë e tatimeve dhe penalizimin e tyre në rastin e shkeljeve të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës. Ka në dorë tërë evazorët fiskalë.

Silvana Lamaj, e cila ka zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Shehun, nuk është një emër i panjohur.

Lamaj ka punuar si shefe finance në bashkinë e Tiranës kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha, ndërkohë që ajo është angazhuar me kohë të plotë në fushatën e Halim Kosovës të PD, i cili në zgjedhjet e para 4 viteve kandidonte përballë Erion Veliajt të PS.

Ndërsa Rama e ka emëruar në krye të Hetimit Tatimor, gjithë “magjinë” e këtij katapultimi dhe bashkësqeverisjeje me Bashën e prish një vendim i 10 nëntorit 2014 ku Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjobitur Silvana Lamajn për mosdeklarim të pasurisë.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në funksion të rolit të tij kontrollues, vijon të konstatojë shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, nga ana e zyrtarëve të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative “gjobë” për Silvana Lamaj, për funksionin Përgjegjës Sektori i Menaxhimit të Borxhit, T.P.Mëdhenj, D.P.Tatimeve, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2012, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë”, thuhet në vendim.

Kështu që në krye të hetimit të evazioneve fiskale sipas detyrimit të Hetimit Tatimor, do të kemi një figurë të kompromentuar që ngre shumë hije dyshimi për mënyrën se si do e udhëheqë drejtorinë e rëndësishme të hetimit tatimor.

Në këtë mënyrë, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë nisur “stinën” e bashkëpunimit në këtë prag zgjedhjesh vendore, pavarësisht se opozita ka braktisur Kuvendin duke djegur mandatet, proteston në rrugë dhe ka shpallur bojkotin e zgjedhjeve vendore.

Njëherësh Basha ka “sfiduar” dhe Berishën, Kryemadhin dhe tërë lidershipin e opozitës, ku me gjithë deklarimet se nuk bën pakt me Ramën, nisi sërish bashkëpunimin bashkëqeverisës me të.

Ndodhi ajo që kishin më shumë frikë Berisha dhe Kryemadhi, të cilët e kishin kërcënuar “paradhënie” që të mos bënte asnjë marrëveshje me kryeministrin aktual.

Dhe nuk e ka për herë të parë Basha bashkëqeverisjen me Ramën. E realizoi dhe më 17 maj 2017, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit, duke marrë më shumë se gjysmën e ministrive kryesore, zv.kryeministrin dhe gati të gjitha institucionet e larta që kishin lekë. Rezultati tashmë dihet./Pamfleti