Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e partisë në Vlorën dhe drejtuesit e institucioneve, takim i cili ka filluar në orën 15:30 dhe ka përfunduar para pak minutash.
Pas përfundimit Rama ka dhënë një deklaratë për mediat dhe është shprehur se është besim plotë që do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Rama: Takimet janë për të folur për të dëgjuar për të diskutuar, kështu që rezultatin do ta shikojmë kur të zhvillohet beteja. Sigurisht janë takime në funksion të betejës që kemi para.
Si çdo betejë, si çdo ndeshje, fitohet kur mbaron nuk është asnjëherë e fituar për para se të fillojë, pavarësisht se në jemi besim plotë që të fitojmë, duhet të bëjmë maksimumin.
Pas fjalimit të djeshëm, do të kandidoni për deputet?
Rama: Së pari kandidoj nuk kandidoj për deputet në Vlorë, mua me Vlorën nuk mund të na ndajë dhe nuk më ndan dot asgjë.
Mandatin e tretë do të bëjmë më shumë se në dy mandatet e mbledhura sëbashku.