Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet për një vizitë në Gjermani, sot është takuar me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamjet nga takimi ndërsa shprehet se Söder është një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin evropian.
Kryeministri thekson se me Söder “do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”.
“Mynih, Gjermani – Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin evropian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”, shprehet kryeministri Rama në një reagim teksa ka publikuar edhe pamje nga takimi.