osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama në SHBA, zbardhen detajet e vizitës së kryeministrit dhe takimit të tij me Blinken. Ja çështja e ‘nxehtë’ që do diskutojnë

Rama në SHBA, zbardhen detajet e vizitës së kryeministrit dhe takimit të tij me Blinken. Ja çështja e ‘nxehtë’ që do diskutojnë

Kryeministri Edi Rama bashkë më ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme. Sot Rama do të ketë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe do të marrë pjesë në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Gazetari Ermal Qori, nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës (OKB), në Neë York, tha se në qendër të bisedimeve mes shteteve anëtare do të jetë situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës dhe gjetja e zgjidhjeve diplomatike për të shmangur një përplasje të armatosur mes tyre.

‘Së bashku me SHBA, Shqipëria do të ketë mundësi të jetë një nga bashkëhartueset e planeve për një zgjidhje diplomatike mes palëve.’- tha gazetari Qori.

Më tej sipas gazetarit i, rreth orës 18:00 do të bëhet edhe një ceremoni hapëse për marrjen e mandatit të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

‘Do të jetë një ceremoni e cila do të behët për të nderuar Shqipërinë, ndërsa pritet që të mbajë një fjalë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.’- tha gazetari Qori.

Më tej në vizitën 2 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken

‘Në fakt takimi është parashikuar të mbahet rreth orës 13:00. Një takim që është thirrur nga Antony Blinken. Nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet është çështja se strehimit të afganëve në vendin tonë si dhe shënjimi i 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, si dhe tensionet në Ukrainë.’- tha gazetari.