Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka vizituar nga afër ecurinë e punimeve në konviktet e “Qytetit Studenti” në kryeqytet.
Siç shihet edhe nga video-ja, puna vijon me ritme intensive në mënyrë që studentët e stacionuar në këtë zonë të kenë kushte optimale.
Një tjetër lajm i mirë për studentët është edhe shtimi i kapaciteteve ku nga investimi pritet që të mund të strehohen edhe rreth 700 studentë.
Një grup studentësh janë shprehur shumë të kënaqur nga ritmet e punës dhe kushtet e reja, gjë të cilën ia kanë shprehur edhe kryeministrit Rama.
“Vijon intensivisht puna për rritjen cilësore të kushteve në konvikte, edhe falë përfshirjes së një sërë sipërmarrjesh që po kontribuojnë në këtë proces transformues🤝“, shkruan Rama.