Ceremonia e rihapjes së Katedrales “Notre-Dame” në Paris u ndoq nga vetëm 4 mijë francezë, të pozicionuar afër ndërtesës. Lajmin e bën të ditur media franceze “Le Monde”, e cila thekson se pritshmëritë ishin më të larta.
Sipas mediave të huaja, autoritetet franceze kishin ngritur infrastrukturën e nevojshme për një audiencë prej 40 mijë personash.
Për shkak të erërave të forta, e gjithë ceremonia u zhvillua brenda katedrales. Disa faza të festimeve ishin planifikuar në sheshin përpara ndërtesës, duke përfshirë fjalimin e Emmanuel Macron, filmin që tregon rindërtimin e katedrales dhe një koncert madhor.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i pranishëm në sallë ditën e sotme në ceremoninë hapëse të Katedrales së Parisit, Notre-Dame.
Në disa foto të publikuara në mediat e huaja, Rama shihet krah bashkëshortes së tij Linda Rama, ndërsa të pranishëm ishin edhe liderë nga e gjithë bota.