osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama në BBC: Hapja e negociatave nuk ka asnjë kosto për BE-në, por është jetike për ne

Rama në BBC: Hapja e negociatave nuk ka asnjë kosto për BE-në, por është jetike për ne

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka të bëjë me mbrojtjen e vetes nga fantazmat e të shkuarës, duke garantuar që nuk do të përballemi sërish në të ardhmen me atë që u përballëm në të shkuarën e afërt.-e ka nisur kështu Kryeministri Rama intervistën e tij  në programin radiofonik “Today” në BBC.

Kreu i Ekzekutivit ka theksuar ndër të tjera se hapja e negociatave është jetike për Shqipërinë, ndërkohë që nuk asnjë kosto për BE-në.

“Retorika e frikës rreth fluksit të emigracionit, që ka të bëjë aspak më shumë se me lëvizjen e lirë të njerëzve në tregun e lirë të punës minon vetë vlerat dhe principet e botës sonë europiane.” –ka thënë Rama

Sa i përket krimit të organizuar Rama ka shpjeguar gjatë intervistës se shumë prej tyre janë vetëm ekzagjerime për qëllime të caktuara politike.

“Unë nuk po e mohoj këtë problem, por e kemi dëgjuar këtë lloj etiketimi edhe më parë në histori.

Një herë e një kohë, italianët në Amerikë shiheshin vetëm si picierë dhe mafiozë, por e vërteta ishte shumë më komplekse. Nuk duhet të harrojmë që krimi i organizuar nuk është një fenomen kombëtar, i kufizuar brenda kufijve shtetërore”-është shprehur Kryeministri

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë do të përfaqësonte anëtarësimi në BE për Shqipërinë?

Pikë së pari, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes nga fantazmat e të shkuarës, duke garantuar që nuk do të përballemi sërish në të ardhmen me atë që u përballëm në të shkuarën e afërt.

Ju jeni në dijeni se një pjesë e shqetësimit që shumë persona në BE ndiejnë rreth anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë lidhet me paratë që BE duhet të shpenzojë për të mbështetur vendin tuaj. Por, gjithashtu me emigrimin dhe largimin e mundshëm të shqiptarëve drejt vendeve të pasura të Unionit.

Ne po kërkojmë hapjen e negociatave, të cilat nuk kanë asnjë kosto për BE-në, por janë jetike për ne. Retorika e frikës rreth fluksit të emigracionit, që ka të bëjë aspak më shumë se me lëvizjen e lirë të njerëzve në tregun e lirë të punës minon vetë vlerat dhe principet e botës sonë europiane.– Edi Rama

Ju flisni për flukset e emigracionit dhe për lëvizjen e lirë, por duhet të jeni në dijeni se në Britaninë e Madhe, Agjensia Kombëtare e Krimeve ka identifikuar një problem të posaçëm në lidhje me të ashtuquajturat banda shqiptare të krimit të organizuar.

A mund të bëjë diçka më shumë vendi juaj për të luftuar këtë fenomen?”.

Kam dëgjuar shumë nga këto teori gjatë fushatës së “Brexit”, por siç të dhënat zyrtare flasin qartë, shumë prej tyre janë vetëm ekzagjerime për qëllime të caktuara politike.

Numrat, ashtu siç thoni ju janë të ulët, por impakti i tyre është i lartë. Përsëri, a ka diçka që mund të bëjë qeveria juaj për të luftuar këtë fenomen?.

Unë nuk po e mohoj këtë problem, por e kemi dëgjuar këtë lloj etiketimi edhe më parë në histori. Një herë e një kohë, italianët në Amerikë shiheshin vetëm si picierë dhe mafiozë, por e vërteta ishte shumë më komplekse. Nuk duhet të harrojmë që krimi i organizuar nuk është një fenomen kombëtar, i kufizuar brenda kufijve shtetërore. Është një fenomen mbarëkombëtar. Kriminelët kanë Bashkimin e tyre Europian, kjo është arsyeja përse Bashkimi ynë Europian duhet të jetë sa më i fortë dhe i ndërlidhur që të jetë e mundur, për të luftuar në mënyrë të suksesshme kundër krimit.

Ju shpresoni që t’i bashkoheni Bashkimit Europian brenda disa viteve të ardhshme. Çfarë mendoni se do t’i ofronit Europës? Janë të shumtë ata që frikësohen se zgjerimi i mëtejshëm i Unionit shërben vetëm për të fragmentarizuar edhe më tej BE-në, duke mbirë ndasi të reja.

Tani për tani, ne po kërkojmë vetëm atë që kemi arritur me reformat dhe përpjekjet tona: hapjen e negociatave. Anëtarësimi për ne dhe për vendet e tjera të rajonit do të ndodhin më vonë, jo sot./Lexo.al