Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një Konferencë Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet ditën e sotme në Prishtinë ku ka mbajtur edhe një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se Rugova ishte politikani më atipik shqiptar.
Ai më tej tha se Rogova është ati themelues i Kosovës së lirë ndërsa shtoi se ai ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Rama tha se ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë dhe pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin e tij.
“Rugova ati themelues i Kosovës së lirë ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve.
Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar. I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin.
Rugova kryetar pa pallat e pa komb e çoi vendin drejt të ardhmes. Ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin. Ishte një akt donkishotest për shumë”, tha ai.